Shuhen shpresat për të mbijetuar nën rrënojat e godinës së shembur në Florida

Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë hoqën dorë të mërkurën nga çdo shpresë për të gjetur të mbijetuar në ndërtesën e shembur në Florida, duke u thënë familjeve të dëshpëruara se nuk kishte “asnjë mundësi jete” nën rrënoja ndërsa ekipet i kthyen përpjekjet në gjetjen e trupave.

Njoftimi pasoi raporte gjithnjë e më të pashpresa nga zyrtarët e emergjencës, të cilët thanë se donin të përgatisnin familjet për skenarin më të keq.

“Në këtë pikë, me të vërtetë kemi shteruar çdo mundësi në dispozicion në misionin e kërkim-shpëtimit,” tha Kryetarja e Bashkisë Miami-Dade, Daniella Levine Cava, në një konferencë shtypi.

Kalimi zyrtar nga një mision shpëtimi në atë të gjetjes së trupave do të bëhet në mesnatë, ndërsa një moment heshtjeje u mbajt në mbrëmje.

Po të mërkurën, u gjetën tetë trupa të tjerë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 54, tha kryetarja e bashkisë. Tridhjetë e tre të vdekur janë identifikuar dhe 86 persona ende rezultojnë të humbur.

Ndihmësi Shefi i Zjarrfikësve në Miami-Dade, Raide Jadallah u tha familjeve privatisht se ekipet do të ndalonin përdorimin e qenve të shpëtimit dhe pajisjeve të identifikimit të tingujve, por do të vazhdonin të kërkonin trupat.

“Përgjegjësia jonë e vetme në këtë pikë është të kemi informacion përfundimtar “, tha ai, ndërsa të afërmit qanin.

Për dy javë, ekipet e shpëtimit kanë kërkuar në hapësira nën rrënoja që mund të ishin aq të gjera sa mund të kishte të mbijetuar. Por ata tani thonë se gjasat për të gjetur njerëz të gjallë janë pothuajse zero.

Shpresa për gjetjen e të mbijetuarve u ndez për pak kohë pasi punëtorët shkatërruan pjesën e mbetur të ndërtesës, duke mundësuar që ekipet e shpëtimit të kishin qasje në pjesë të reja të rrënojave.

Por nuk u gjet asnjë i mbijetuar. Përkundrazi ekipet gjetën më shumë se 12 viktima të tjera. Duke qenë se ndërtesa u shemb në orët e para të mëngjesit, shumë vetë u gjetën të vdekur në shtretërit e tyre.

Askush nuk është nxjerrë i gjallë që në orët e para pas rënies së godinës 12-katëshe Champlain Towers South më 24 qershor.

Pasi shpresuan fillimisht për një mrekulli, familjet gradualisht filluan të përgatisnin veten se të afërmit e tyre nuk kishin mbijetuan.

Autoritetet po ndërmarrin një hetim nga një juri e madhe për shembjen dhe të paktën gjashtë procese gjyqësore janë ngritur nga familjet e viktimave./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *