Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në vend, ministri Peleshi: Situata në grumbullimin e plehrave në Elbasan, në monitorim

Shuhen të gjitha vatrat zjarrit në vend. Ministri Niko Peleshi ka bërë me dije se aktualisht nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

REAGIMI:

Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.

Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti. Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts