Shuhet në moshën 83-vjeçare Uran Kostreci, Basha: Ka qenë privilegj njohja nga afër me të. Kampion i qëndresës antikomuniste








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën shprehu një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Uran Kostrecit, një prej legjendave të qëndresës antikomuniste.

uran kostreci

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha thekson se për të ka qenë privilegj njohja e tij nga afë më të, me kampionin e qëndresës antikomuniste.

Sipas tij, Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja.

Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!“, shkruan kryedemokrati në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë:

Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë. Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!

Kujtojmë se lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha kryetari i Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve, Nebil Çika.

Mesohet se Kostreci prej ditësh ishte i infektuar nga Covid-19 dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila rëndoi gjendjen e tij shëndetësore duke i marrë jetën.

Uran Kostreci njihet për Epopenë e karakalecave dhe dëshmitë për burgjet. Ai kaloi 20 vite në burgjet komuniste

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *