Shuhet pas 8 orësh zjarri i rënë në Uznovë. Digjen 40 ha me shkurre e bimësi dhe rreth 3 dynym me pemë frutore

shuhet pas 8 oresh zjarri i rene ne uznove digjen 40 ha me shkurre e bimesi dhe rreth 3 dynym me peme frutore
shuhet pas 8 oresh zjarri i rene ne uznove digjen 40 ha me shkurre e bimesi dhe rreth 3 dynym me peme frutore

Është shuar pas 8 orësh zjarri i rënë në “bllokun e fiqve” në lagjen Uznovë në Berat.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë së futjes drejt zonë së zjarrit të mjeteve zjarrëfikëse, këta të fundit kanë luftuar disa orë me flakët, me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Në ndihmë të zjarrëfikësve të Beratit kanë shkuar edhe efektivë të shumtë policie dhe repartet zjarrëfikëse të qyteteve: Poliçan, Skrapar, Kuçovë e Dimal.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sip prej 40 ha me shkurre e bimësi dhe rreth 3 dtlym me pemë frutore,fiq e ullinj. Konfirmohet që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts