Shuhet votuesi i parë i Indisë

10:00 06/11/2022

Një person, i quajtur si “votuesi i parë i Indisë” ka ndërruar jetë në moshën 105-vjeçare.

Shyam Saran Negi mendohet se është personi i parë që hodhi votën kur India mbajti zgjedhjet e para të përgjithshme pasi fitoi pavarësinë nga Britania. Që prej atëherë, Negi ka votuar në çdo palë zgjedhje.

Po ashtu ai votoi vetëm 3 ditë para se të ndërronte jetë, kësaj here për zgjedhjet për asamblenë në shtetin e tij, Himachal Pradesh. Në fillim të kësaj jave, zyrtarë nga Komisioni Zgjedhor shtruan një tapet të kuq për Negi-n kur ai hodhi votën e tij me postë përpara zgjedhjeve të 12 Nëntorit.

Sipas mediave, kjo ishte hera e parë që Negi nuk votonte në kutinë e votimit, por u detyrua që ta dërgojë me postë atë për shkak të shëndetit. Në vitin 2014 ai u bë ambasador i Komisionit Zgjedhor si një përpjekje për të inkurajuar njerëzit që të votojnë.

Duke folur në një tubim elektoral të shtunën, kryeministri indian Narendra Modi i bëri homazhe Negi-t./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts