“Shumë bashki të pasura nga ana natyrore i kemi varfëruar…”/ Kryemadhi: Asnjëherë nuk e kemi vlerësuar pushtetin vendor

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Patos, ku prezantoi kandidatët për deputetë. Në fjalën e saj, Kryemadhi u ndal tek pushteti vendor, për të cilin tha se nuk e kanë vlerësuar aq sa duhet.

kryemadhi

Sipas saj, shumë bashki të pasura nga ana natyrore janë varfëruar nga ana e burimeve njerëzore.

“Në fakt ne asnjëherë nuk e kemi vlerësuar pushtetin vendor dhe pushtetin vendor e kemi fokusuar si një mekanizëm që e lëviz Tirana. Dhe një nga problemet kryesore që ne kemi është që Bashki shumë të pasura nga ana natyrore por dhe nga ana e pozicioneve gjeografike, ne i kemi lënë jo vetëm si jetime por dhe i kemi detyruar të varfërohen nga ana e kapaciteteve njerëzore.

Nafta, arkitektura, por ndërkohë menaxhimi politik i të gjitha aspekteve të tjera lidhet me krijimin e mundësive për ti dhënë shanset jo vetëm bujqësisë, jo vetëm naftës nga ana tjetër se nafta rrit kapacitetet e infrastrukturës por ndërkohë bujqësia e krijon një hapësirë tjetër që fillon te agropërpunimi, te vaji i ullirit, te turizmi apo dhe aq më shumë te mundësitë e turizmit historik dhe religjioz të cilat janë të jashtëzakonshme për të krijuar hapësira të lëvizjes së turistëve të tuaj por jo vetëm të huaj edhe të shumë të rinjve të cilët kanë nevojë të njohin historinë e vendit të tyre.

Problemi është që dhe të gjithë inxhinierët e naftës nuk janë nga Patosi, nuk janë nga Fieri, nuk janë nga Roskoveci, janë njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhje, marrin paranë dhe ikin në vendet e tyre”, u shpreh Kryemadhi.

PËRFSHIRJA E TË RINJVE NË LISTAT E LSI

Ne përfaqësohemi në listën e qarkut të Fierit me 3 djem të mrekullueshëm të cilët janë pjesë e strukturave tona dhe janë profesionistë për të cilët kemi nevojë. Unë në fakt do të isha e privilegjuar por dhe krenare sepse një nga pikat kryesore që ka nevojë sot i gjithë qarku i Fierit por aq më shumë Bashkia e Patosit, një rikthim të dimensionit politik dhe të angazhimit të brezit të ri. Qoftë Besi që është shumë i vjetër, qoftë Juardi që e njohim që në vitet e para që ka qenë student në Tiranë dhe ka qenë pjesë e LRI.

Mariglenin që e kemi për shkenca politike. Ajo që kemi diskutuar dhe që është një nga pikat tona kryesore është përfshirja e të rinjve dhe rikthimi i jetës profesionale të të rinjve dhe të rejave në qytetin e Patosit. Por edhe rikthimi i vëmendjes në ekonomi. Një nga problemet kryesore që ndjejmë sot kudo është largimi i të rinjve dhe të rejave dhe mungesa e hapësirave për punësim. Unë  mendoj që përfshirja e të rinjve në listat e LSI është një mundësi dhe një angazhim komplet më ndryshe se çfarë kemi pasur më përpara. Mendoj që ne kemi nevojë për të sjellë një dimension tjetër të jetës dhe të politikës.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *