“Shumë media janë të kapura nga interesat”, Vurmo: Raporti i Freedom House lavdëron punën e SPAK, nuk besoj se grupi i Berishës mund të…

shume media jane te kapura nga interesat vurmo raporti i freedom house lavderon punen e spak nuk besoj se grupi i berishes mund te
shume media jane te kapura nga interesat vurmo raporti i freedom house lavderon punen e spak nuk besoj se grupi i berishes mund te

Gjergji Vurmo nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, komentoi raportin e Freedom House.

Vurmo theksoi se në raport bëhej me dije se shumë media janë ta kapura nga interesat. Ai shtoi se raporti po ashtu lavdëron punën e SPAK-ut. Ndërsa, shtoi se nuk beson se grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha mund të krijojë destabilitet në vend, për shkak se nuk gëzon mbështetje të gjerë politike.

“Sa i përket Shqipërisë në raportin e Freedom House, mund të themi se 2023 ka qenë vit i ngjeshur me ngjarje. Në raport thuhet se SPAK ka punuar shumë mirë. FH bën me dije se grupi i Berishës ka qenë i dhunshëm në raport me institucionet shqiptare. Unë nuk besoj se grupi i Berishës mund të bëhet rrezik për destabilizimin e Shqipërisë, për shkak se mbështetja e shoqërisë ndaj tyre nuk është maksimale.

Kur vjen fjala për mediat, mund të themi se një sektor i medias është i kapur nga interesat deri kriminale. Është e lehtë të kontrollohet media, kur 4 familje e kontrollojnë atë. News24 e provoi mbi shpinë sulmin nga qeveria, ka pasur pra edhe presion ndaj gazetarisë. Është për të ardhur keq që shoqëria civile sot është e dobët në vendin tonë”, deklaroi Vurmo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts