Shuplaka e famshme e “Oscars”, flet për herë të parë nëna e Chris Rock: Smith na goditi të gjithëve!

Nëna e komedianit Chris Rock ka reaguar për herë të parë pas incidentit të famshëm në skenën e “Oscars”, ku djali i saj u qëllua me shuplakë nga Will Smith.

Në një intervistë Rose Rock, është shprehur se shuplaka nuk lëndoi vetëm djalin e saj, por edhe atë vetë. “Kur ai goditi Chris, na goditi ne të gjithëve. Ai në të vërtetë më goditi edhe mua”, tha Rose Rock.

Ndërkohë kujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri shaka me kokën e rruar të gruas së Smith, e cila vuan nga alopecia, sëmundje që shkakton rënien e flokëve.

Vlen të përmendet se pas shuplakës, aktorit amerikan i është ndaluar pjesëmarrja në ndarjen e Çmimit Oscar dhe në ngjarje të tjera të Akademisë amerikane të Filmit për dhjetë vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.