Si arriti t’u shpëtojë talebanëve 32-vjeçari homoseksual në Afganistan

20:55 10/10/2021

Ahmed është një 32-vjeçar homoseksual që arriti t’i shpëtonte regjimit të talebanëve. Ai gjithashtu është i konvertuar në fenë krishtere dhe anëtar i pakicës etnike Hazara, tre grupe që janë persekutuar historikisht nga regjimi.

Ahmed u fsheh me vëllain e tij më të vogël, në një bodrum të Kabulit pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit në Gusht, duke ndërprerë komunikimin me familjen.

Ai dhe vëllai i tij dërguan mesazhe për aktivistët dhe organizatat e të drejtave të njeriut. Ndonjëherë Ahmed ndihej aq i pashpresë sa mendonte të bënte vetëvrasje.

Pastaj, në fund të muajit të kaluar, erdhi fjala për një rrugë të mundshme arratisjeje. Në deklaratat publike në Korrik, një gjykatës taleban tha se kishte vetëm dy ndëshkime për homoseksualitetin, me gurë ose duke u shtypur nga një mur.

Ai u përpoq të fshehë tiparet e tij në publik, ngjyrën e hapur të lëkurës dhe sy aziatikë, që i dallojnë ata nga shumica e afganëve.

Kështu Ahmed vishte rroba tradicionale dhe një çallmë. Një maskë mjekësore dhe mbulonte flokët e tij të rrallë të fytyrës.

Sipas CNN, vitin e kaluar, një raport i Departamentit të Shtetit për Afganistanin tha se personat LGBTQ u përballën me “diskriminim, sulm dhe përdhunim”, si dhe ngacmim dhe arrestim nga autoritetet.

Që kur vendi ra në duart e talebanëve, grupet e të drejtave të njeriut po përpiqen të nxjerrin afganët LGBTQ nga vendi.

Me ndihmën e donatorëve, Projekti Aman, grup i bazuar që mbron komunitetin LGBTQ në Lindjen e Mesme, po u dërgon para njerëzve të këtij komuniteti në Afganistan dhe i këshillon ata të qëndrojnë të fshehur derisa të jenë në gjendje të marrin azil në vende të tjera.

Pastaj, një ditë në fund të Shtatorit, Ahmed mori një telefonatë nga një aktivist. Një fluturim ishte në dispozicion në ditët në vijim për të transportuar atë dhe vëllain e tij në Pakistan.

Një aktivist i dërgoi Ahmedit dhe vëllait të tij para dhe po bëhen përpjekje që ata të marrin lirinë humanitare. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *