
09:51 10/04/2022
Konflikti në Ukrainë ka lëvizur në lindje të vendit ku forcat vendase janë forcuar dhe të mirëpërgatitura. Analistët besojnë se njësitë më të mira të Ukrainës janë në lindje dhe se ato kanë formuar sisteme llogoresh dhe pozicione të tjera të fortifikuara.
Deri më tani, trupat ukrainase i kanë rezistuar avancimit të Rusisë, por siç shkruan BBC së shpejti mund të humbin disa zona pasi janë më të paktë në numër.
Zyrtarët rusë kanë thënë se tashmë do t’i fokusojnë forcat në “çlirimin e plotë” të Donbasit. Terreni në lindje do të jetë një sfidë e madhe për rusët në sulmin e tyre.
Me më pak tokë të pyllëzuar se në veri të vendit, analistët thonë se zonat e hapura mund të favorizojnë trupat ukrainase./tvklan.al
