“Si do të kthehesha në Shqipëri pa takuar Prodin, a durohej Doktori?”, Meta tregon takimin me presidentin e KE: Ministrat me pizhame vinin dhe…

si do te kthehesha ne shqiperi pa takuar prodin a durohej doktori meta tregon takimin me presidentin e ke ministrat me pizhame vinin dhe
si do te kthehesha ne shqiperi pa takuar prodin a durohej doktori meta tregon takimin me presidentin e ke ministrat me pizhame vinin dhe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rrëfyer gjatë fjalës së tij në Konventën e PL një episod të së shkuarës, kur ishte ende pjesë e PS.

Meta tregoi se kur do të takonte Romano Prodin, asokohe kryetar i Komisionit Evropian, për shkak të trafikut nuk arriti ta takonte.

Ai u shpreh se “doktori nuk durohej atëherë”, duke iu referuar Sali Berishës, i cili sipas tij do të thoshte se “Brukseli refuzon socialistët” për prezantimin e planit për Stabilizim-Asociimin.

Meta vijoi duke thënë se pasi i ishte thënë se ministrat e asaj kohe nuk bënin detyrat, këta të fundit “vinin përnatë me pizhame dhe ëbnin detyrat”, ndaj edhe Shqipëria më pas mori dritën jeshile për procesin e Stabilizim-Asociimit.

“Romano Prodi ishte kryetar i Komisionit Evropian. Shkoj atje unë, u vonuam shumë në PE, një trafik i tmerrshëm në Bruksel qëlloi. Humbëm takimin me Prodin, ndërsa ajo ishte gjëja kryesore se do çoja planin tonë të veprimit, që të na jepnin dritën jeshile për Stabilizim Asocimin. Na thanë se nuk prisnin dot dhe do linim takimin javën tjetër. Si do kthehesha unë në Shqipëri pa takuar Prodin, durohej Doktori në atë kohë.

[embedded content]

Dështim i madh do thoshte, Brukseli refuzon socialistët. Fillova telefonat në Itali, ku i kisha miqtë, e më priti Prodi i lodhur natën, vonoi dhe ikjen për në Spanjë. U bë takimi. Detyrat e shtëpisë u kryen në perfeksion. Më tha Artur Kuko se ministrat e m nuk bënin detyrat. I thashë i zgjidh unë detyrat dhe përnatë ministrat me pizhame vinin, bënin detyrat. Dhe Shqipëria mori dritën jeshile se bëri detyrat. As nuk ekzistonte në këtë proces Serbia e Mali i Zi asokohe.

Të ngrihemi të gjithë, kudo! Të bashkohemi me të gjithë ata që janë opozitarë, me të gjithë ata që janë shqiptarë, Programin e kemi, garantojmë 4 mln shqiptarë këtu! Të garantojmë kthimin e 4 mln shqiptarëve një orë e më parë, dhe unë do të iki. Malet tona më të larta, kështu na kanë mësuar gjyshërit tanë në Skrapar.

Malet tona edhe më të larta, ‘Never give Up’. Mos harroni se çfarë thoshte Margarita Tutulani që vinte nga një familje e madhe në Vlorë, e cila nxori ministra nga më të mirët e asaj kohe. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë, ndaj jemi Partia e Lirisë. Ndaj kënga e Mentor Xhemalit “Për ty atdhe” nuk është vetëm një këngë, program për 4 milionë shqiptarë”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts