Si do t’i sigurojë PD mandatet për të ardhur në pushtet? Basha: Jo përmes matematikës së vjetër të tranzicionit, por nga shqiptarët që duan ndryshim








Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një interviste të dhënë për ABC, foli në lidhje me situatën aktuale në PD dhe të ardhmen e kësaj force politike.

lulzim basha

Basha u shpreh se Partia Demokratike do të mund të bëhet shumicë e shqiptarëve, jo përmes matematikës së votës të vagonëve mekanikë, por përmes hapjes dhe përthithjes së energjisë pozitive duke rikthyer shpresën te shqiptarët me fytyra të reja që do t’i japin fund tranzicionit 30-vjeçar.

Lulzim Basha: Kjo është matematika e vjetër, matematika e vagonëve mekanikë, matematika që sillte në pushtet Edi Ramën me Ilir Metën, pasi s’kishin lënë gjë pa thënë kundër njëri tjetrit, plus kriminelët që solli në parlament në 2013-n dhe vazhdon ti ketë 2017, 2021-n. Kjo është matematika që na detyroi ne në koalicion me LSI-në, kur nuk arritëm të merrnim më shumë se 70 mandate në 2009-n. Kjo është matematika e tranzicionit. Ajo që unë i kërkoj shqiptarëve është ti çlirojnë mendjet e tyre  dhe të shohin përtej matematikës së dinosaurëve të tranzicionit.

Shumica e vlerave, shumica e ideve, shumica e shpresave të shqiptarëve, shumica e atyre që kërkojnë normalitet, ata janë shumica të cilët ne do ti prijmë drejt ndryshimit. Përndryshe nuk do të ketë ndryshim. Do të ketë ndryshim fytyrash në foltronat e kryeministrit dhe ministrave, por sa kohë nuk ka një ndryshim që e prekin shqiptarët, sa kohë që ekonomia vazhdon të mbetet në duart e një grushti njerëzish, sa kohë që korrupsioni vazhdon të gërryej themelet e shtetit, të shërbimeve të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë shqiptare, çfarë ndryshimi është ai?!

Prandaj matematika e tranzicionit ka marrë fund dhe vula e fundit është vula e 8 janarit, që i bashkon bashkë, nga njëra anë trekëndëshin e Bermudës me matematikën e tyre të vjetëruar të tranzicionit dhe nga ana tjetër shumicën dërmuese të shqiptarëve që duan ndryshim. Është detyra jonë, që përmes reflektimit, përmes hapjes dhe përthithjes së energjive pozitive në këtë shoqëri të gjitha atyre që nuk e kanë humbur shpresën te Shqipëria dhe shqiptarët, ta bëjmë të mundur këtë ndryshim dhe ti prijmë këtij ndryshimi. Dhe do ta bëjmë.

Basha u shpreh se PD do të bëjë luftë ballore me të keqen në të gjitha frontet dhe do ta arrijë ta mposhtë atë.

Lulzim Basha: Jo nuk kanë pretendime ndaj legjitimitetit tim ata. Ata duan të zhvlerësojnë non gratën amerikane dhe prandaj i është bashkëngjitur dhe Edi Rama, ehd eIlir Meta, edhe Aqif Rakipi, edhe Tom Doshi, edhe oligarkët. Sepse non grata amerikane për korrupsion domethënës, iu varet mbi kokë si “shpata Demokleut”. I pari dhe më i shqetësuari është Edi Rama.

Këta i bashkon një hall i madh, i bashkon mundësia që mund t’i vij fundi kulturës së pandëshkueshmërisë dhe duan ta asgjësojnë të vetmin formacion politik, të vetmen familje politike që është në krah të shqiptarëve, në krah të luftës kundër korrupsionit, që është shpallur interes kombëtar i shteteve të Bashkuara, nga Presidenti Biden dhe që në fakt është interes kombëtar i shqipërisë dhe i shqiptarëve. Pse? Sepse është armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Pse s’kanë punë, pse s’kanë akses nëpër institucione? Pse nuk marrin shqrbimet e duhura? Pse i këpusin me gjoba? Sepse nuk është thjesht një shtet i korruptuar, është shteti i të korruptuarve. Duke nisur me edi Ramën dhe bandën e tij dhe duke vazhduar me të gjitha segmentet e tjera të pushtetit, por edhe të aktorëve të tjerë të tranzicionit 30-vjeçarë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.