Si funksionon qeverisja nën Sheriatin?

Kur talebanët morën nën kontroll shumicën e Afganistanit në 1996, ata vunë në zbatim një version të rreptë të Sheriatit, ose ligjit islamik. Bazuar në interpretimin e tyre të sistemit islamik të qeverisjes, grate nuk lejoheshin të punonin, ndërsa lejoheshin ekzekutimet publike.

Tani që talebanët kanë përsëri nën kontroll vendin, afganët i tremben kthimit të sundimit të tyre brutal, për të cilin talebanët thonë se bazohet tek Sheriati. Në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar, komandanti i lartë taleban Waheedullah Hashimi shpjegoi se Afganistani nuk do të ketë një sistem demokratik.

“Nuk ka pĂ«rse tĂ« diskutojmĂ« se çfarĂ« lloj sistemi politik duhet tĂ« aplikojmĂ« nĂ« Afganistan sepse Ă«shtĂ« e qartĂ«. Do tĂ« jetĂ« ligji i Sheriatit dhe kaq,” tha ai pĂ«r Reuters.

T’i hedhim njĂ« vĂ«shtrim sistemin juridik tĂ« fesĂ« islame.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Sheriati?

NĂ« arabisht, Sheriati do tĂ« thotĂ« “rruga drejt ujit,” ose disa e interpretojnĂ« si “njĂ« rrugĂ« qĂ« duhet ndjekur”.

Sheriati është praktika juridike që rrjedh nga mësimet e Kuranit, libri i shenjtë i fesë islame dhe mësimeve të Profetit Muhamed.

Ai shërben si një kod i urdhëruar nga lart për jetën e drejtë, morale dhe të ndershme për myslimanët dhe ofron udhëzime për një sërë aspektesh të jetës.

Si praktikohet Sheriati?

Vendet që respektojnë Sheriatin e praktikojnë në nivele të ndryshme në sistemet e tyre juridike. Disa vende përdorin Sheriatin si ligjin e tyre kombëtar, por shumica e vendeve kanë sisteme të përziera ligjore që ndërthurin një jurisprudencë tradicionale islame dhe një kushtetutë.

Në kushtetutën e vitit 2004, elementët e Sheriatit u integruan në kodin e qeverisjes së Afganistanit.

Kur talebanĂ«t kontrollonin vendin nga 1996-2001, ata vendosĂ«n njĂ« version ekstrem tĂ« ligjit qĂ« pĂ«rfshinte ndĂ«shkime brutale tĂ« tilla si goditjet me gurĂ« dhe gjymtime – veprime qĂ« dĂ«noheshin nga grupet e tĂ« drejtave tĂ« njeriut nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n.

Ashtu si besimi i krishterë, feja islame ka sekte të shumta, të tilla si sunitë dhe shiitët, të cilët ndahen më tej në nënsekte. Ka dallime në mënyrën sesi secili sekt e interpreton Sheriatin ose jurisprudencën Islame.

A e mbështesin myslimanët Sheriatin?

Disa sondazhe çojnë në përfundimin se mbështetja për këtë stil qeverisjeje ndryshon shumë në vendet muslimane. Tariq Ramadan, një profesor i studimeve bashkëkohore islamike në Universitetin e Oksfordit, ka propozuar vendosjen e një moratoriumi mbi ndëshkimet me dhunë fizike në vendet islame që ndjekin Sheriatin e rreptë.

Si do të trajtohen tani gratë në Afganistan nën talebanët?

Në vitin 1996, talebanët vendosën kufizime shumë të rrepta ndaj grave afgane, të cilat kryesisht ishin të mbyllura në shtëpi dhe nuk ishin në gjendje të dilnin nga banesa pa një shoqërues mashkull; ato ndëshkoheshin me rrahje publike nëse nuk bindeshin.

TalebanĂ«t kohĂ«t e fundit kanĂ« thĂ«nĂ« se do tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« moderuar nĂ« lidhje me tĂ« drejtat e grave. Sipas rrjetit BBC, zĂ«dhĂ«nĂ«si i talebanĂ«ve Zabihullah Mujahid deklaroi se gratĂ« do tĂ« lejohen tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« shoqĂ«ri nĂ«se jetojnĂ« sipas Sheriatit, duke shtuar se “ne do tĂ« jemi tĂ« kĂ«naqur dhe ato do tĂ« jenĂ« tĂ« kĂ«naqura”.//VOA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.