Si ndryshoi dy herë pronarë koncesioni i Fierit/ Sekretarja e MIE: S’ka asnjë kërkesë për ndryshim të aksionerëve








Sekretarja e Përgjithshme e Infrastrukturës dhe Transportit, Viola Haxhiademi, është dëshmitarja e radhës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Gjatë pyetjepërgjigjeve mes kryetares së komisionit, Jorida Tabaku, dhe sekretares së MIE, u zbulua se inceneratori i Fierit ka ndryshuar dy herë pronarë, pas ndryshimit të aksioneve të kompanive.

komisioni-hetimor-tabaku-sekretare-ministria-770x433

Tabaku e pyeti znj. Haxhiademi se: Detyra e autoritetit kontraktues është gjithmonë njoftimi në rast të ndryshimit të pronësisë të kontratës koncesionare.

Në koncesionin përkatës, të cilin edhe po flasim, ka ndodhur dy herë ndryshimi i pronësisë. Në rastin e inceneratorit të Fierit, kompania italiane që ka marrë pronësinë, ia ka shitur asaj një javë më pas njoftimit të fituesit për kontratën koncecionare kompanisë ndërtim-montim Patos.

Në dijeninë tuaj, a ka një njoftim për transferimin e aksioneve dhe pronësisë? Nga ana e saj, sekretarja e MIE u përgjigj së: “Nuk kam dijeni për këtë, ka ndodhur përpara. E kam dëgjuar si fakt”. Por gjatë kësaj bisede, Tabaku zbuloi një detaj të pathënë më parë. Sipas kryetares së komisionit ndryshimi i aksioneve të kompanive në inceneratorin e Fierit ka ndodhur në datën 14 shkurt 2022, pra, 5 ditë më parë dhe është regjistruar.

Nga ana e saj, Haxhiademi u “habit” duke i kujtuar se po flet vetëm për katër ditë më parë. “Në datën 14.02.2022 është bërë një ndryshim i aksioneve në qendrën e biznesit në emër të kompanive të regjistruara ku janë shfaqur tre aksionerë italianë.

Qëllimi i këtij komisioni është të kuptojë kush janë investitorët fundorë. A keni dhënë një miratim paraprak për ndryshimin e aksionerëve nga një kompani tek tjetra?”, pyeti Tabaku, ndërsa nuk ka dhënë asnjë miratim për ndryshim të aksion erëve.

Teksa kryetarja e Komisionit përsëriti pyetjen, sekretarja e MIE u shpreh se prerë se: “Jo! Nuk ka asnjë kërkesë për ndryshim të aksionerëve”. ndërsa Tabaku ia ktheu dukë thënë se: “Atëherë nuk është në dijeninë tuaj se si kanë ndryshuar aksionerët e kompanisë pak ditë më parë?

Gjatë dëshmisë së saj, sekretarja e përgjithshme e Infrastrukturës dhe e Transportit pati debate edhe për mënyrën se si u kontrolluan punimet e kryera nga kompanitë dhe si ishin bërë pagesat për ta. Haxhiademi këmbënguli në dëshmi se pagesat ishin kryer vetëm bazuar në situacionet që ishin paraqitur nga supervizori i punimeve. Por deputetët e opozitës pretenduan se supervizori ishte zgjedhur prej kompanive koncesionare dhe ishte i njëjti në të tria rastet.

Ata po ashtu pretenduan edhe se auditi i kompanive kryhej prej një kompanie në zotërim të Stela Gugalljas. Megjithatë, Haxhiademi mbajti të njëjtën linjë përgjigjeje, duke shkarkuar përgjegjësit nga ministria te supervizori. Ajo përsëriti disa herë se ishte supervizori që mbante përgjegjësi nëse situacionet nuk ishin reale.

Në pyetjepërgjigjet me deputetin Helidon Bushati, Haxhiademi këmbënguli se incenerarori i Elbasanit kishte prodhuar energji. Haxhiademi po ashtu i premtoi Komisionit dokumente në lidhje e procedurën për pajisjen me leje për prodhim energjie të këtyre kompanive. Kontratat koncesionare për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit kapin një vlerë prej gati 500 milionë eurosh për një periudhë 30- vjeçare.

Prokuroria e Posaçme po heton se pas këtyre kontratave ngrihet një skemë korruptive që shkon në nivelet më të larta të shtetit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.