Si nëpër filma! Trafikanti ‘kapet’ mat duke fjetur në ‘shtëpinë e barit’, pamjet nga aksioni i policisë në Shkodër

si neper filma trafikanti kapet mat duke fjetur ne shtepine e barit pamjet nga aksioni i policise ne shkoder
si neper filma trafikanti kapet mat duke fjetur ne shtepine e barit pamjet nga aksioni i policise ne shkoder

Pamjet që shihni tregojnë aksionin e Policisë së Shkodrës, në një ‘shtëpi bari’ në fshatin Trush i Poshtëm të Bushatit.

Forca policore të maskuara dhe të armatosura, kanë hyrë befasisht në banesën e kthyer në një strehë të kultivimit të kanabisit përmes llambave, ndërkohë kanë kapur mat një prej trafikantët që kujdesej për drogën.

“Nga këqyrja e ambienteve të banesës, përveç bimëve narkotike të kultivuara në vazo, u konstatua një sistem i përparuar elektrik dhe kondicionimi, i cili ishte i montuar në të katërta dhomat e banesës dhe në hyrje të saj. Në momentin e ndërhyrjes nga ana e shërbimeve policore, në banesën e përshtatur si laborator, u kap në flagrancë duke u kujdesuar për bimët narkotike, shtetasi Lorenc Trieshi, 34 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Po nga këqyrja e banesës u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që shërbente për furnizimin e pajisjeve elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 82 llamba dhe aparate të ndryshme elektrike, 5 aspiratorë, si dhe u morën për ekspertim 123 bimë narkotike që ishin kultivuar në vazo. Gjithashtu, nga kontrolli përreth banesës, në një ambient tjetër të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, u gjetën 2 mjete lundruese tip “Jet Ski”, pa dokumentacion.
Nga veprimet e shpejta në vendngjarje, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht shtetasit: Dedë Laca, 64 vjeç dhe djali i tij Anton Laca, 36 vjeç, të cilët u kapën menjëherë dhe u ndaluan nga shërbimet e Policisë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi i kapur në flagrancë në banesën e përshtatur, Lorenc Trieshi, është nipi i shtetasit Dedë Laca. Në përfundim të hetimeve paraprake u bë arrestimi në flagrancë i këtyre 3 shtetasve, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu sportive, 2 automjete, tip “Range Rover” dhe tip “Benz”, prodhime të viteve të fundit. Në vijim të operacionit u shoqëruan në ambientet e Policisë, kryetari i fshatit Trush i Poshtëm, shtetasi K. D., 38 vjeç, lexuesi i matësve elektrikë në zonë, shtetasi Z. N., 26 vjeç, si dhe elektricisti i zonës, shtetasi F. H., 29 vjeç, ndaj të cilëve u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts