Si nisi konflikti brenda qendrës së internetit mes djalit të anëtares së KLP dhe viktimës, dëshmitari për “News24”: E goditi me dy grushte!

Vlora u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë ku pas një sherri për pronën humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau.

I përfshirë në këtë ngjarje ishte djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Meta, Rei Meta i cili goditi për vdekje 55-vjeçarin. Një dëshmitar i kësaj ngjarje të rëndë tha për gazetarin Enrik Mehmeti se mes autorit dhe viktimës pati diskutime, por jo përleshje fizike dhe se ishin vetëm dy goditje me grushte që i morën jetën 55-vjeçarit.

“Nuk ka pasur përleshje mes tyre. Ishin vetëm dy goditje”, tha punonjësi i qendrës së internetit për gazetarin Enrik Mehmeti.

I riu e ka qëlluar me një grusht në fytyrë dhe një në pjesën e pasme të kokës Armando Meshaun, i cili ka rënë në tokë, dhe Rei Meta më pas është larguar nga vendngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts