Si paraqitet situata në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndëtësore. Kështu njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës. Sipas raportit ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus, të shtruar në spitale, është 1,051.

Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në raport. Numri më i madh i të hospitalizuarve me koronavirus është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës: 382.

Aktualisht, në Kosovë janë afro 25,000 raste aktive me koronavirus. Të enjten, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës raportoi për 18 viktima nga koronavirusi dhe 2,295 raste të reja pozitive. Në Kosovë, deri më tani, janë dhënë mbi 747,000 vaksina kundër koronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 256,000 qytetarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *