
Ndonëse u paralajmërua se që nga 23 dhjetori do të fillojnë reduktimet e furnizimit me energji në Kosovë, një gjë e tillë po ndodh prej ditësh.
Të ndodhur në një situatë të vështirë, si në vitet e pasluftës, qytetarët e Kosovës po mundohen që në forma alternative të gjejnë zgjidhje për ndriçim e ngrohje.
Qytetarë nga e mbarë Kosova kanë dërguar fotografi në redaksinë e lajmi.net ku kanë treguar për vështirësitë që po hasin në këto momente në terr.
Qirinj, gjeneratorë, llamba me bateri dhe sende tjera po përdorën për ta tejkaluar këtë krizë e cila nuk dihet se sa do të zgjasë.
Këto pamje, shumë nga qytetarëve ua ngjallin kujtimet e viteve të pasluftës.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al