Si po i përdor Rusia grupet neo-naziste për të përhapur kaos, ekspertët: Do të shohim më sulme në SHBA dhe vende të tjera

si po i perdor rusia grupet neo naziste per te perhapur kaos ekspertet do te shohim me sulme ne shba dhe vende te tjera
si po i perdor rusia grupet neo naziste per te perhapur kaos ekspertet do te shohim me sulme ne shba dhe vende te tjera

Rusia duket se është bërë një strehë e sigurt për grupet neo-naziste apo për grupe supermacistësh së bardhë. Së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione ndaj tre personave të lidhur me grupin terrorist “Lëvizja Perandorake Ruse”. Analistët thonë se Kremlini i përdor këto grupe për të shkaktuar kaos në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, edhe pse në mënyrë të rreme pretendon se po lufton neo-nazistët në Ukrainë.

“Lëvizja Perandorake Ruse” është një nga grupet terroriste që vepron në Rusi dhe që u ofron anëtarëve të saj stërvitje paraushtarake, siç shihet në këtë video propagandistike.

Departamenti Amerikan i Shtetit në muajin qershor vendosi sanksione ndaj tre persona të tjerë të lidhur me grupin terrorist me bazë në Rusi.

“Ata kanë një lloj marrëdhënie interesante me qeverinë ruse. Simbolet e tyre dhe një pjesë e propagandës së tyre është e ndaluar. E megjithatë në të njëjtën kohë, ata lejohen të funksionojnë, lejohen të sjellin neo-nazistë me ide të njëjta edhe nga pjesë të tjera të botës”, thotë Heidi Beirich, nga Projekti Global kundër Urrejtjes dhe Ekstremizmit.

Sipas ekspertëve këto grupe nuk guxojnë të destabilizojnë qeverisjen e Presidentit Vladimir Putin brenda Rusisë, por u shërbejnë interesave të Kremlinit duke nxitur trazira racore dhe etnike në demokracitë perëndimore.

“Ka shumë mënyra se si stërviten terroristët. Kohët e fundit është përhapur teoria konsipirative e njohur si ‘zëvendësimi i madh’. Nga kjo teori u motivua edhe vrasësi në Bufalo të Nju Jorkut. Sipas kësaj teorie konspirative njerëzit e bardhë po zëvendësohen qëllimisht me njerëz me ngjyrë në kombe të ndryshme”, thotë ekspertja Heidi Beirich.

Kur grupet e neo-nazistëve dhe supremacistëve të bardhë nuk mund të bashkohen fizikisht, ata ndërveprojnë duke përdorur platforma të internetit, që nuk janë gjithmonë të kontrolluara. Dhe Moska, sipas studiuesve i përforcon zërat e tyre.

“Me përdorimin e internetit, ata mund t’i përhapin mesazhet e tyre tek miliarda njerëz në botë. Rusia është jashtëzakonisht e përfshirë në krijimin e organeve mediatike duke krijuar dezinformim”, thotë Olga Lautman, nga Qendra për Analizën e Politikave Evropiane

Në këtë kontekst, pretendimi i presidentit Putin se Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën për ta denazifikuar fqinjin e saj, siç thotë ai, është një dezinformim.

“Kjo retorikë u drejtohet qytetarëve rusë, sepse në Rusi pas Luftës së Dytë Botërore, nazizmi është jashtëzakonisht negativ. Pra, nëse fajësoni kundërshtarët ose armiqtë tuaj si nazistë, kjo fjalë mund të shpjegojë qartë se pse ju duhet të merrni masa radikale”, thotë Alexander Verkhovsky nga SOVA, Qendra për Informacion dhe Analizë.

Batalioni Azov në Ukrainë, që ka zmbrapsur forcat ruse që nga viti 2014, përmendet shpesh nga Rusia si një forcë neonaziste. Por grupet e të drejtave të njeriut dhe zyrtarët e Ukrainës thonë se kjo është vetëm propagandë e Kremlinit.

“Ka pasur shumë përpjekje për ta reformuar lëvizjen dhe për të larguar çdo individ që i përmbahet këtyre llojeve të besimeve të së djathtës ekstreme”, thotë Calum Farley, nga Qendra për Ekstremizmin dhe Anti-shpifjen.

Ekspertët thonë se vëmendja duhet të përqëndrohet në Rusi, tek marrëdhënia që ka ky vend me grupet neo-naziste apo me grupe të supermacisë së bardhë.

“Neo-nazistët, llojet e ndryshme të supremacistëve së bardhë, janë kërcënimi kryesor sa i përket terrorizmit të brendshëm në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera. Nëse regjimi i Putinit do të sigurojë më shumë para dhe materiale të tjera për këto grupe, ne do të shohim më shumë sulme”, thotë Heidi Beirich, Projekti Global kundër Urrejtjes dhe Ekstremizmit.

Zëri i Amerikës i dërgoi disa kërkesa për koment autoriteteve ruse, por nuk mori asnjë përgjigje./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts