Si të shkarkoni dhe të shihni të gjithë informacionin që smartphone ka grumbulluar për ju

si te shkarkoni dhe te shihni te gjithe informacionin qe smartphone ka grumbulluar per ju
si te shkarkoni dhe te shihni te gjithe informacionin qe smartphone ka grumbulluar per ju

08:20 18/05/2021

Nëse jeni kuriozë për të ditur se çfarë të dhënash ka grumbulluar celulari për ju, është e mundur të shkarkoni një raport. Më poshtë, do të gjeni hapat për përdoruesit e “iPhone” dhe “Android”.

Nëse jeni përdorues “iPhone”:

  1. Në website-n e “Apple”, shkoni tek “Manage your Apple ID”.
  2. Logohuni me anë të kredencialeve.
  3. Rrëshkisni deri te “Data & Privacy” dhe zgjidhni “Manage Data & Privacy”.
  4. Më pas, klikoni “Request a copy of your data”.
  5. Përzgjidhni të dhënat që dëshironi.
  6. Klikoni “Continue” dhe zgjidhni madhësinë e dosjes.
  7. Hapi i fundit – klikoni “Complete request”.    

Raporti i të dhënave do të vijë në adresën tuaj të email-it të lidhur me Apple ID, por kini parasysh që kjo mund tëzgjasë deri në 7 ditë.

Nëse jeni përdorues “Android”:

  1. Shkoni në faqen e “Google”,  “Download your data”. Të gjitha produktet e “Google” që grumbullojnë të dhënat tuaja do të jenë selektuar automatikisht (email-et, dokumentet, evente kalendarike, foto, video, aktiviteti i llogarisë etj).
  2. Klikoni “Next step” dhe përzgjidhni një mënyrë dërgese për arkivën e të dhënave, si p.sh email-in.
  3. Më pas mund të zgjidhni nëse doni një arkivë të plotë apo skedarë që iu vijnë herë pas here në një kohë të caktuar. Gjithashtu, mund të caktoni madhësinë e dosjes.
  4. Në email-in tuaj do të vijë një link me të dhënat e kërkuara. Ky link mbërrin në disa minuta ose ditë, në varësi të informacionit të kërkuar.

Ju mund të paraqisni edhe një kërkesë për të hyrë në të dhënat tuaja nëse kërkoni diçka më specifike. Mos harroni, të dhënat e fshira nga sistemi nuk mund të rikuperohen./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts