Siguria dhe mbështetje për SPAK-un!, detajet e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit. Blinken takim me Ramën dhe Dumanin

siguria dhe mbeshtetje per spak un detajet e vizites se sekretarit amerikan te shtetit blinken takim me ramen dhe dumanin
siguria dhe mbeshtetje per spak un detajet e vizites se sekretarit amerikan te shtetit blinken takim me ramen dhe dumanin

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të ulet në Rinas pak pas mesditës së të enjtes së 15 shkurtit. Siç mësohet nga detaje të përgatitjes së vizitës, do të jetë kryediplomati Igli Hasani ai që do t’i urojë i pari Blinkenit mirëseardhjen në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ndalesa e parë e sekretarit Blinken mësohet se do të jetë në selinë diplomatike amerikane. Më pas është parashikuar takimi me kryeministrin Edi Rama.

Kryefjalë e takimit mes Ramës dhe Blinken pritet të jenë çështjet e sigurisë në rajon, ku Rusia haptas ka demonstruar përpjekje konstante destabilizuese. Mesazhet e kësaj vizite, sekretari Blinken pritet t’i japë në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Ajo që pritet me interes që nga zyrtarizimi i vizitës është takimi me kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, një takim ky i lexuar si një mbështetje e qartë e SHBA-ve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke prekur nivelet më të larta në drejtim apo ish drejtim të qeverisë dhe institucioneve shqiptare.

Nga Tirana, sekretari Blinken do të udhëtojë drejt konferencës së sigurisë në Mynih, e cila zhvillohet të premten e 16 Shkurtit. Antony Blinken bëhet i gjashti Sekretar Shteti që viziton Shqipërinë pas Xhejms Bejker, Medline Ollbrajt, Kolin Pauell, Hillari Klinton dhe Xhon Kerrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts