Silva Caka denoncon: Kanë dalë prova të tjera që dëshmojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit. Më e rënda ka të bëjë me…






Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka denoncuar të tjera fakte që sipas saj konfirmojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit.

silva caka

Është provuar me fakte konkrete, nga hapja e kutive të Beratit, manipulimi i procesit zgjedhor dhe ndërhyrja drejtpërdrejt në kuti, ku rezulton se ka më shumë fletë votimi, sesa votues në listë.

Një tjetër fakt i rëndë, është që shtetasit janë lejuar të votojnë disa herë, fenomen që është përdorur gjerësisht në të 12 qarqet e vendit. Ky fakt na nxjerr në përfundimin se kjo masakër është e orkestruar me urdhër të Edi Ramës”, shprehet Caka.

Deklarata e plotë e Silva Cakës

Masakra zgjedhore e 25 prillit tashmë konfirmohet me fakte të reja. Për Gjirokastrën dhe Beratin kanë dalë prova të tjera, të cilat rrezojnë plotësisht procesin kriminal të 25 prillit.

Rilindja, më 25 prill, përdori administratën publike, grupet e strukturuara kriminale, Policinë e Shtetit, por më e rënda ka të bëjë me deformimin e vullnetit të qytetarëve brenda në kutitë e votimit.

Operacioni për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit filloi para ditës së votimit, u ekzekutua ditën e votimit dhe vazhdon ende, në sytë e gjithë shqiptarëve, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Është provuar me fakte konkrete, nga hapja e kutive të Beratit, manipulimi i procesit zgjedhor dhe ndërhyrja drejtpërdrejt në kuti, ku rezulton se ka më shumë fletë votimi, sesa votues në listë.

Një tjetër fakt i rëndë, është që shtetasit janë lejuar të votojnë disa herë, fenomen që është përdorur gjerësisht në të 12 qarqet e vendit. Ky fakt na nxjerr në përfundimin se kjo masakër është e orkestruar me urdhër të Edi Ramës.

Në Gjirokastër, rezulton se janë futur shtetas nga Greqia pas datës 19 prill, kur u vendos karantinimi antikushtetues dhe i qëllimshëm, të cilët kanë shërbyer si komisionerë dhe numërues për llogari të Partisë Socialiste, ndërkohë që e drejta kushtetuese e votës, iu mohua mijëra shqiptarëve të tjerë, që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Pra, duket qartë se Partia Socialiste, përdor standard të dyfishtë, ku nga njëra anë iu mohon qytetarëve të drejtën për të votuar, nëpërmjet një karantinimi që zgjati vetëm 1 javë dhe nga ana tjetër, persona që duhet të ishin nën karantinë, dalin komisionerë, votues dhe numërues, në shërbim të partisë në pushtet.

Këto janë fakte shumë të rënda, të cilat rrëzojnë tërësisht procesin kriminal të 25 prillit.

I bëjmë thirrje Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, të zbatojë ligjin, sepse faktet flasin vetë. I bëjmë thirrje KQZ-së të mos bëhet pjesë e axhendës kriminale të Edi Ramës, për të vulosur masakrën e zgjedhjeve.

Lëvizja Socialiste për Integrim, është e vendosur për të bërë transparencë deri në fund, për këtë farsë zgjedhore dhe do të denoncojë çdo ditë me fakte e prova të reja.

Faleminderit!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *