Silvinjo drejt kthimit në “shtëpi”? Media braziliane hedh hipotezën e bujshme për ish-trajnerin e Shqipërisë

silvinjo drejt kthimit ne shtepi media braziliane hedh hipotezen e bujshme per ish trajnerin e shqiperise



































Përfundimi i aventurës së Shqipërisë në Euro 2024, ka mbyllur edhe aventurën e trajnerit Silvinjo në pankinën e kuqezinjve. Teknikut brazilian i mbaroi kontrata dhe për momentin nuk ka bërë asnjë hap para për rinovimin e saj edhe pse FSHF i ka bërë një propozim atij prej disa muajsh për të drejtuar kuqezinjtë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

silvinjo trajneri

Megjithatë, trajneri heziton pasi ka marrë edhe oferta të tjera gjatë këtyre ditëve, me ekipe portugeze të interesuara për të, e jo vetëm. Falë kualifikimit të Shqipërisë, karriera e Silvinjos është ringjallur dhe për të janë hapur dyer të rëndësishme që dukeshin të mbyllura, pas aventurave aspak të mira me Korinthians dhe Olimpik Lion.

Në këto ditë, në Brazili ka filluar të qarkullojë përsëri emri i tij dhe media e njohur braziliane “Sambafoot”, ka hedhur hipotezën që Silvinjo mund të kthehet përsëri të marrë drejtimin e klubit të Korinthians. Ai është një idhull për tiozerinë vendase pasi ka qenë futbollist i kësaj skuadre, por aventura e tij si trajner atje në vitet 2021-2022, nuk shkoi siç pritej.

Klubi ka shkarkuar dje trajnerin Antonio Oliveira pas rezultateve të dobëta të kohëve të fundit dhe portali i “Sambafoot” shpjegon në shkrimin e tij se Silvinjo mund të jetë një alternativë për t’u marrë në shqyrtim nga drejtuesit e klubit në fjalë, ndonëse nuk ka sinjale konkrete që të ketë kontakt mes palëve deri tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts