
15:59 14/06/2023
Ceremonitë, në katedralen e madhe të Milanos
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni u përcoll këtë të mërkurë, për në banesën e fundit.
I ndarë nga jeta të hënën në moshën 86-vjeçare, ai u përcoll me nderime përmes një ceremonie mortore shtetërore. Ceremonia nisi rreth orës 15:00 në katedralen në qendër të Milanos.
Në meshën e lamtumirës të drejtuar nga kryepeshkopi katolik i qytetit ishin të pranishëm mbi 2 mijë persona. I pranishëm mes dhjetëra krerëve të shteteve të ndryshme ishte edhe kryeministri, Edi Rama, i ulur në krah të homologut hungarez, Viktor Orban, një ish-aleat i ngushtë i Berluskonit.
Një radhë më përpara, në radhën e parë, ishin krerët e shtetit italian, presidenti Serxho Matarela dhe kryeministrja Xhorxhia Meloni, si dhe bashkëshortja dhe 5 fëmijët e ish-kryeministrit.
Autoritetet italiane thanë se në sheshin para katedrales shoqëruan ceremoninë një numër tepër i madh të pranishmish, admirues dhe miq të Silvio Berluskonit.
Mesha zgjati për më shumë se një orë. Trupi i tij më pas u dërgua sërish drejt rezidencës së familjes së tij në Arkore, atje ku ishte para ceremonisë.
Trupi i ish-kryeministrit, më jetëgjati në post në historinë e Italisë së pas Luftës së Dytë do të prehet në mauzoleun nëntokësor të rezidencës, të ndërtuar prej tij në vitet ’90 dhe ku prehen edhe të afërm të tjerë të tij.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al