Singapori regjistron rekord rastesh të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Singaporit raportoi rreth 5 300 raste të reja COVID-19 të mërkurën.

Ministria tha se 10 persona të tjerë kishin vdekur gjatë 24 orëve të mëparshme, që e çon në 349 numrin e vdekjeve nga pandemia në qytetin-shtet.

Ajo që ministria e etiketoi një numër “të pazakonshëm të lartë” të rasteve të reja e çoi totalin në mbi 180 000, gjysma e të cilave janë raportuar gjatë 28 ditëve të fundit, megjithëse numri ditor nuk i kaloi kurrë 4 000 para të mërkurës.

Rreth 98 për qind e rasteve të reja, gjatë 28 ditëve të fundit, kanë shfaqur simptoma të lehta të sëmundjes ose asnjë.

Sipas të dhënave të ministrisë, rreth 84 për qind e popullsisë prej 5,45 milionë banorësh është e vaksinuar.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *