Singapori “thellësisht i shqetësuar” nga dhuna në Kuds

Singapori është shprehur se është thellësisht i shqetësuar nga dhuna që ka ndodhur në Kudsin Lindor të okupuar gjatë ditëve të fundit, përfshirë në Haram al-Sharif, ose Mali i Tempullit, dhe lagjen Sheikh Jarrah.

“U urojmë atyre që janë plagosur shërim të plotë”, tha Ministria e Jashtme në një njoftim të dielën.

Ministria u bëri thirrje të gjitha palëve të ndalojnë dhunën, dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet.

Policia izraelite sulmoi Xhaminë Al-Aksa të hënën, duke gjuajtur me plumba gome, gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese mbi palestinezët që ishin në roje për të parandaluar bastisjet nga hebrenjtë ekstremistë.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës, qindra njerëz janë plagosur në agresionin e fundit izraelit.

Forcat izraelite kanë qenë të pamëshirshme në sulmet e tyre ndaj palestinezëve që nga e premtja, kur plagosën më shumë se 200 palestinezë në xhami, e cila është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët, dhe lagjja Sheikh Jarrah.

Tensionet janë rritur në zonën Sheikh Jarrah që nga java e kaluar, ndërsa kolonët izraelitë janë mbushur pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë për solidaritet me banorët e Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *