Singapori vendi më i vaksinuar në botë

22:56 29/08/2021

Ka imunizuar 80% të popullsisë nga Covid-19, duke realizuar frenimin e rasteve të reja

Me një popullsi prej 5.7 milion banorësh, Singapori është vendi i parë në botë që ka vaksinuar 80% të popullsisë, kundër COVID-19. Sipas zyrtarëve, ky shtet ka krijuar terrenin për lehtësimin e mëtejshëm të frenimit  të rasteve te reja.

“Ne kemi kapërcyer një tjetër moment historik, ku 80% e popullsisë sonë ka marrë regjimin e plotë të dy dozave,” tha Ministri i Shëndetësisë i Singaporit Ong Ye Kung në një postim në Facebook.

Kjo do të thotë që Singapori ka bërë një hap tjetër përpara për ta bërë veten më elastikë ndaj COVID-19. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters kjo i jep qytetit-shtetit të vogël shkallën më të lartë në botë të vaksinimeve të plota.

Vendet e tjera që kanë norma të larta vaksinimi përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Uruguaj dhe Kili, të cilat kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 70% të popullsisë së tyre. Singapori, i cili filloi fushatën e tij të vaksinimit në janar, u mbështet kryesisht në vaksinat e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *