“Sinkroni” arreston katër inspektorë në portin e Durrësit. Zbardhet skena: Si lejonin kalimin e mallrave kontrabandë duke…

sinkroni arreston kater inspektore ne portin e durresit zbardhet skena si lejonin kalimin e mallrave kontrabande duke
sinkroni arreston kater inspektore ne portin e durresit zbardhet skena si lejonin kalimin e mallrave kontrabande duke

Katër inspektorë kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrës në kuadër të një operacioni të koduar “Sinkroni”.

Policia sqaroi se ka arrestuar shtetasit, Alketa Kollçaku, Denis Musaj, Egnis Gojani dhe Adelino Vila, të cilët regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në pikën e kalimit kufitar dhe të kalonin mallra të kontrabanduara.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinkroni”, i zhvilluar nga Seksioni për Kontrollin e Kontenierëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me AMP Durrës dhe me Prokurorinë e Durrësit.

Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në pkk dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas.

Vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sinkroni”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit:

E. Gj., 35 vjeç, A. K., 52 vjeçe dhe D. M., 41 vjeç, të tre me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe shtetasi A. V., 27 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Në vijim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 56 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kondrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. H..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts