Sinovac do të prodhojë 2 miliardë doza në vit

19:26 02/04/2021

Deri më tani ka prodhuar 1/3 e gjithë dozave të shpërndara nëpër botë

Firma kineze Sinovac, vaksinat e të cilës po përdoren për imunizimin anti-Covid edhe në Shqipëri, dyfishon kapacitetet e prodhimit në Kinë duke e çuar në 2 miliardë vaksina në vit. Zëdhënësit e kësaj firme thanë se një fabrikë e tretë e madhe është hapur në Pekin për kultivimin e koronavirusit që përdoret tek vaksinat.

Kjo e bën firmën kineze të ketë kapacitetet më të larta në botë për prodhimin e vaksinave anti-Covid. Në rreth 2 muaj pas marrjes së lejes për përdorim urgjent, Sinovac ka shpërndarë mbi 200 milionë doza në të paktën 20 vende të botës përfshirë edhe Kinën si vendin e origjinës.

Statistikat se firma kineze ka shpërndarë rreth 1/3 e sasisë së përgjithshme të dozave të shpërndara në shkallë globale nga 9 firma që kanë marrë leje për imunizim në vende të ndryshme.

Nga imunizimi masiv, efektshmëria e vaksinës kineze ka arritur në 91% në Turqi dhe në rreth 80% në Brazil, nga 50% që rezultoi gjatë testeve klinike. Sinovac rezulton plotësisht efektiv në shmangien e rasteve të rënda të infektimit dhe fataliteteve nga Covid-19. Kjo vaksinë pritet të marrë edhe rekomandimin për përdorim nga OBSH.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *