Sinovac, efektiv ndaj gjithë mutacioneve të Covid-19

17:25 09/04/2021

Krijon mjaftueshëm antitrupa për të përballuar infektimet

Vaksina e firmës kineze Sinovac krijon mbrojtje ndaj të gjithë mutacioneve të koronavirusit. Në këtë përfundim arrin studimi më i fundit i kryer në Kili nga shkencëtarët e Universitetit Katolik Papnor.

Studimi i publikuar është publikuar edhe në revistën shkencore Medarkajv i pasqyruar gjerësisht në mediat amerikano-latine tregon se vaksina kineze që përdoret edhe në Shqipëri krijon anti-trupa të mjaftueshëm për të neutralizuar një gamë të gjerë variantesh të COVID-19-ës, përfshirë atë brazilian e britanik.

Studimi dhe analizon të dhënat e 434 pjesëmarrësve të cilët u vaksinuan gjatë periudhës Nëntor 2020- Janar 2021. Në këtë përfundim kanë arritur edhe shkencëtarë të tjerë. Kili është mes më shumë se 20 vendeve të botës që po e përdorin këtë vaksinë për imunizimin masiv të popullsisë.

Studime në vende të ndryshme japin rezultate që variojnë mbi efikasitetin e kësaj vaksine, nga 50% deri në 99% në parandalimin e plotë të infektimit me COVID-19. E sigurtë është edhe në rast infektimi, Sinovac shmang plotësisht pasojat e rënda dhe vdekjet.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *