Sinovac frenoi përhapjen e Covid-19 në qytetin brazilian

13:50 01/06/2021

Vaksinimi masiv uli vdekjet me 95% dhe shtrimet në spitale me 85%

Vaksina e firmës kineze Sinovac frenon përhapjen e Covid-19 në komunitet përmes imunizimit të tufës. Këtë e vërtetojnë rezultatet paraprake të një eksperimenti të kryer në qytetin Serrana me 45 mijë banorë në jug të Brazilit.

Në studimin e publikuar edhe nga prestigjiozja Ëall Street Journal, konstatohet se vdekjet nga koronavirusi në këtë pësuan një rënie drastike me 95%, pas vaksinimit të plotë të 75% të popullsisë me vaksinën e firmës kineze Sinovac që po përdoret për imunizmin masiv edhe në Shqipëri. Reduktim të konsiderueshëm pësuan shtrimet në spitale me 86% dhe infektimet simptomatike me 80%.

Ekspertët e shëndetit thanë se këto rezultate tepër pozitive u shfaqën në 5 javë pas përfundimit të procesit të plotë të vaksinimit me të dyja dozat të 95% të të rriturve mbi 18-vjeç. Një tjetër tregues i efektivitetit të kësaj vaksine është edhe fakti që qytetet fqinje të Serranës vijojnë aktualisht të përballen me nivele të larta përhapjeje të COVID-19. Po ashtu, në gjithë Brazilin ende nuk është vënë nën kontroll përhapja e pandemisë, në dallim nga Shtetet e Bashkuara, vendet e Bashkimit Europian e më gjerë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *