Sinovac shton prodhimin në 7 milionë doza në ditë

22:10 02/06/2021

Aktualisht kapaciteti i një linje të vetme prodhimi është 470 mijë doza në ditë

Kapaciteti total i prodhimit ditor i Sinovac do të arrijë në shtatë milion doza pasi organizata botërore e shëndetësisë i ka dhënë dritën jeshile për përdorim emergjent vaksinës kineze që po përdoret masivisht edhe në Shqipëri.

Kompania Sinovac ka 14 linja prodhimi për vaksinat dy linja para-mbushëse dhe vulosëse. Aktualisht kapaciteti i një linje të vetme prodhimi është rreth 470,000 doza në ditë. Nëse e llogarisim në sekonda, në kompaninë Sinovac prodhohen 80 doza në sekondë.

Temperatura e magazinimit të vaksinës kineze është mes 2 deri në 8 gradë Celsius. Sinovac përdoret në 24 shtete të botës dhe studimet kanë dhënë rezultate të mira sa i takon efikasitetit. Vaksina e ndarë në 2 doza konsiderohet 95% efektive për të evituar vdekjen, pasojat e rënda dhe shtrimin në spital.

Edhe ata pak që infektohen pas marrjes së dozave e kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta. Vendi ynë deri më tani ka siguruar rreth 1 milion doza të vaksinës Coronavac, prej të cilave rreth 560 mijë kanë mbërritur dhe rreth 96% e tyre janë injektuar në popullatë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *