Siri, në sulmet e regjimit të Asadit në periferinë e Idlibit humbën jetën 7 civilë

Në sulmet që regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet terroriste me mbështetje iraniane kanë kryer në fshatrat Bara dhe Ihsim brenda zonës së deeskalimit në Idlib të Sirisë humbën jetën 7 civilë ndërsa 10 të tjerë u plagosën.

Përgjegjësi për mediat i Mbrojtjes Civile të Sirisë (Beretat e Bardha), Hasan el-Ahmet në një deklaratë për AA tha se forcat e regjimit kanë kryer sulm me armë tokë-tokë ndaj fshatrave Bara dhe Ihsim, që ndodhen në jug të Idlibit.

Ahmet informoi se në sulmin në Bara kanë humbur jetën 2 civilë ndërsa në Ihsim 5 civilë si dhe 10 të plagosur janë dërguar në spitalet përreth.

Forcat e regjimit në orët e para të mëngjesit kanë kryer sulme me artileri në Ihsim, Meshun, Mastuma, Sfohin, Filyfil, Kensafra dhe Baljun në jug të Idlibit.

Situata në Idlib

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën “4 zona të deeskalimit”, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij (Latakia, Hama dhe Halep), pjesën veriore të qytetit Homs, Gutën Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë, morën nën kontroll 3 zonat e tjera të mbetura nga 4 rajonet dhe u drejtuan drejt Idlibit. Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin.

Forcat e regjimit dhe Rusisë në maj 2019 filluan operacionet për të marrë nën kontroll të gjithë rajonin dhe morën nën kontroll shumë zona në rajonin e deeskalimit Idlib.

Së fundmi Turqia dhe Rusia siguruan një marrëveshje të re më 5 mars 2020 në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Armëpushimi i shkelur herë pas here nga ana e forcave të regjimit, respektohet në masë të madhe. Në periudhën 2017-2020, rreth 2 milionë civilë u detyruan të migrojnë në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të sulmeve të Rusisë dhe forcave të regjimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *