Sirianët në luftë përballë bashkëkombësve në Ukrainë. I riu: Nëse vdes në betejë, familja ime shpërblehet me statusin e refugjatit në Europë

Sirianët që i mbijetuan sulmeve të Presidentit Putin që ndodhën në Siri, kanë dalë vullnetarë që të luftojnë kundër forcave ruse në Ukrainë.
Osama Burhan, rreth 30 vjeç, ishte mes miliona personave që u larguan nga lufta civile siriane teksa regjimi i Asadit bombardonte qytete në të gjithë vendin, me avionët luftarakë rusë që kryenin sulme ajrore shkatërruese në zonat e banuara.

Sot ai jeton në Baalbek, në Liban, por u shpreh i hapur që t’i udhëtonte drejt Ukrainës që të luftonte, edhe pse kanë dalë disa raporte ku thuhet se Rusia po rekruton sirianë besnikë ndaj regjimit të Asadit për të luftuar kundër forcave të armatosura të Kievit. The Times shkruan se kjo do të rriste perspektivën që sirianët të luftojnë kundër njëri-tjetrit në Evropën Lindore.

Një nga dy komandantët rusë që janë vrarë në Ukrainë, gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, 45 vjeç, ka shërbyer më parë me forcat ruse në Siri.
Sipas faqes siriane të lajmeve DeirEzzor24, Rusia iu ka bërë thirrje vullnetarëve që të plotësojnë një kontratë 6-mujore për një pagesë 200-300 dollarë në muaj.

Burhan tha se ai mund të “ndiente dhimbjen” e ukrainasve. “Ne e njohim Rusinë dhe Putinin më shumë se kushdo. E kemi përjetuar brutalitetin dhe krimet e Putin. Ai është mësuesi i regjimit sirian. Ne, sirianët, mund të simpatizojmë thellësisht ukrainasit. Putini është një pushtues që bën gjëra të këqija për të përmbushur dëshirat e tij dhe për t’i shërbyer interesave personale.”, tha i riu. Ai shpreson se nëse lufton për Ukrainën dhe mund të humbë jetën në betejë, vdes, familja e tij do të shpërblehet dhe do t’i jepet statusi i refugjatit në Evropë. Suhail Hammoud, tek të 30-at, tha se kishte qenë ushtar në ushtrinë e Asadit dhe ishte trajnuar me pajisje ruse. Kur shpërtheu lufta civile ai dezertoi.

Ai pretendoi se kishte shkatërruar 70 objektiva të armikut, duke përfshirë avionë, tanke dhe automjete të blinduara, duke i dhënë atij njëfarë famë mes refugjatëve sirianë të mërguar. Abdulkafi Alhamdo, një aktivist sirian në Liban, tha se ai festonte sa herë që bombarduesit rusë – të cilët ai i përshkroi si “vrasësit e Putinit, humbnin në Kiev. “Të shpëtosh Ukrainën, sikur të shpëtosh Sirinë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.