“Sistemi favorizon paaftësinë dhe servilizmin”, Ardit Çela reagon pas deklaratave të ministrit Peleshi: Shqiptarët që u diplomuan në SHBA, u detyruan të largohen nga FA





Ish-kandidati për deputet i LSI-së, Ardit Çela ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi në Kuvend për bashkëpunimin në rritje me SHBA lidhur me sigurinë në vend dhe ristrukturimin e Akademisë së Forcave të Armatosura.

ardit-cela-764x450

Sipas Çelës, të rinj shqiptar, të diplomuar në SHBA, “të cilët janë kthyer për të shërbyer në Forcat e Armatosura, me shumë ideal e patriotizëm, janë detyruar të largohen prej FA, sepse sistemi favorizon paaftësinë dhe servilizmin”.

“Si do t’u paraqiten kolegëve të tyre në USA, ne duam të implementojmë sistemin tuaj, por ata që janë diplomuar tek ju i kemi përzënë…?”, shkruan Çela në reagimin e tij.

REAGIMI I PLOTE

Do vizitojmë “West Point” dhe do ta përshtasim Akademinë e Forcave të Armatosura sipas modelit “West Point” – kjo ishte pak a shumë një nga deklarimet e Ministrit të Mbrojtjes sot në Kuvend.

Ndërkohë, të rinj shqiptar, të diplomuar në “West Point “ – USA, apo në “ United States Naval Academy” të cilët janë kthyer për të shërbyer në Forcat e Armatosura, me shumë ideal e patriotizëm, janë detyruar të largohen prej FA, sepse sistemi favorizon paaftësinë dhe servilizmin.

Si do t’u paraqiten kolegëve të tyre në USA, ne duam të implementojmë sistemin tuaj, por ata që janë diplomuar tek ju i kemi përzënë…?

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *