
Ðîññèÿ. Ðåñïóáëèêà Êðûì. Áîåâûå ðàñ÷åòû çåíèòíûõ ðàêåòíûõ êîìïëåêñîâ (ÇÐÊ) Ñ-400 “Òðèóìô” èç ñîñòàâà ñîåäèíåíèÿ ïðîòèâîâîçäóøíîé îáîðîíû àðìèè ÂÂÑ è ÏÂÎ Þæíîãî âîåííîãî îêðóãà, çàñòóïèâøèå íà áîåâîå äåæóðñòâî ïî ïðîòèâîâîçäóøíîé îáîðîíå íåäàëåêî îò Äæàíêîÿ, â 20 êèëîìåòðàõ îò ãðàíèöû ñ Óêðàèíîé. Ñåðãåé Ìàëüãàâêî/ÒÀÑÑ
23:20 11/06/2021
SHBA ‘’kërcënon’’ Turqinë
Nëpërmjet zëdhënësit të DASH, administrata Biden është shprehur e vendosur kundër instalimit të raketave ruse S-400. Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë prezencën e sistemit kundër-ajror S-400 në Turqi pasi ky sistem rrezikon sigurinë e NATO-s.
Gjithsesi SHBA shfaqet e vendosur të ‘’mbyllë portat’’ e çdo skenari te cilët kërkojnë që SHBA të pranojë instalimin e raketave kundër-ajrore ruse S-400 në Turqi.
I pyetur nëse: “A ka patur një moment, kur Presidenti Biden ka menduar të lejojë instalimin e këtyre raketave në bazën ushtarake të Inçirlikut, si një zgjidhe e përkohshme?”, zyrtari i lartë amerikan u shpreh: “Nuk do të mund të flisja për atë çka mund të ketë vepruar qeveria e kaluar, për këtë temë. Gjithashtu nuk do të doja të flisja për ndonjë takim privat dipolomatik, apo bisedë individuale lidhur me këtë, por po ju them se kurrë nuk treguam se jemi të gatshëm të pranojmë një instalim të sistemit S-400 nga ana e Turqisë. Po e ripërsëris se kjo nuk përputhet me regjimin e Turqisë si aleat potencial i NATO-s”.
Vlen të përmendet se Departamenti i Shtetit duket se po mbyll derën për të gjithë skenarët që duan që SHBA të jetë e gatshme të pranojë instalimin S-400 në Turqi përmes një zgjidhje kompromisi, që do të ketë një karakter teknik. Për të gjitha çështjet përkatëse, zyrtarët amerikanë vazhdojnë të nxisin Ankaranë të braktisë S-400, duke theksuar se politika e Uashingtonit për këtë çështje nuk ka ndryshuar.
Klan News
Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al