“Sistemi shëndetësor është shkatërruar”, mjeku tregon sfidat e trajtimit të të plagosurve në Gaza: Po vdesin dhe ne s’kemi…

sistemi shendetesor eshte shkaterruar mjeku tregon sfidat e trajtimit te te plagosurve ne gaza po vdesin dhe ne skemi
sistemi shendetesor eshte shkaterruar mjeku tregon sfidat e trajtimit te te plagosurve ne gaza po vdesin dhe ne skemi

Një mjek palestinezo-amerikan që kujdeset për palestinezët e plagosur në qytetin jugor të Rafah, ku më shumë se një milion persona janë strehuar, ka paralajmëruar se sistemi i kujdesit shëndetësor në Gaza “është shkatërruar plotësisht”.

“Ne jemi në thelb i vetmi institucion i traumës dhe po operojmë jashtë tendave për t’u kujdesur për çdo lëndim si dhe për urgjencat mjekësore. Si pasojë, njerëzit po vdesin nga sëmundje të trajtueshme si diabeti dhe hipertensioni. Ne nuk kemi as pastrues plagësh…. Më duhet ta pastroj lëkurën që të mos ketë infeksion… çdo gjë po ndalet në kufij”, ka thënë për CNN, Dr. Mohammad Subeh, një mjek i dhomës së urgjencës nga Kalifornia.

Ai i është referuar kufizimeve të Izraelit për ndihmat që hyjnë në Rripin e Gazës të cilat kanë zvogëluar në mënyrë drastike furnizimet mjekësore në Gaza.

Ai shtoi se kishte pasur një “shkatërrim sistematik të qëllimshëm të çdo elementi të infrastrukturës” në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts