
Ministri i Jashtëm i Turqisë ka deklaruar sot se dështimi i Suedisë për të parandaluar protestat e djegies së Kuranit ngre “shqetësime sigurie” në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të vendit në NATO.
Javën e kaluar një libër i shenjtë Kuran u dogj jashtë një xhamie në Stokholm nga një refugjat iraken.
Hakan Fidan tha se Turqia do ta miratonte anëtarësimin e Suedisë nëse kombi “përfundon detyrat e shtëpisë” dhe vazhdon përpara me përpjekjet për të adresuar shqetësimet e Ankarasë zyrtare.
“Fakti që sistemi suedez i sigurisë është i paaftë të parandalojë provokimet dhe po paraqet një imazh të një vendi që sjell probleme në NATO dhe po na bën të mendojmë në aspektin strategjik dhe të sigurisë”, u shpreh Fidan.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al