Sistemi zgjedhor, Mërtiri: Është bërë gjithmonë për interesa momentale dhe jo në funksion të stabilitetit të vendit

sistemi zgjedhor mertiri eshte bere gjithmone per interesa momentale dhe jo ne funksion te stabilitetit te vendit
sistemi zgjedhor mertiri eshte bere gjithmone per interesa momentale dhe jo ne funksion te stabilitetit te vendit

Analisti, Ergys Mërtiri, tha në “Open” në News 24, se sistemet zgjedhore në Shqipëri janë bërë për interesa të momentit.

“Sistemi zgjedhor këtu asnjëherë nuk është menduar rrënjësisht se cili është i përshtatshëm. Njëherë është bërë për t’ia futur palës kundërshtare, një herë të vegjëlve. Nuk janë bërë në funksion të stabilitetit të vendit por interesit të momentit. Në një moment, rregullat e lojës ndoshta është më mirë t’i përcaktojë dikush që nuk luan. Këtu çdo gjë është politike, por mendoj se diçka duhet bërë pasi nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts