Siti nis sulmin për mesfushorin që shkëlqeu me Anglinë në Europian, i ofron Aston Vilës shifrën e çmendur








Mançester Siti bëhet gati për të bërë ofertën e parë për kapitenin e Aston Vilës, Xhek Grilish. Kampionët e Anglisë pritet të ofrojnë rreth 75 milionë paund plus bonuset për të siguruar shërbimet e njërit prej talenteve më të mëdha të futbollit anglez. Aston Vila nuk dëshiron që të privohet nga shërbimet e yllit të saj nëse nuk e bën atë transferimin më të shtrenjtë të një futbollisti britanik (kërkojnë 100 milionë paund për kartonin e 25- vjeçarit).

grilish

Për ta bindur fantazistin që të qëndrojë në klub, Aston Vila do t’i ofrojë atij një kontratë të re prej më shumë se 150 mijë paundësh në javë. Megjithatë “Qytetarët” nuk do të dorëzohen kollaj për të siguruar shërbimet e mesfushorit të kombëtares angleze dhe shpresojnë në arritjen e një marrëveshjeje së shpejti. Grilish, i cili sapo ka përfunduar pushimet në Mikonos me shokët e kombëtares, rinovoi me Aston Vilën shtatorin e shkuar, pasi Mançester JunajtidI tentoi ta transferonte.

U përfol se në këtë kontratë u përfshi edhe një klauzolë prej 100 milionë paundësh, por ekzistenca e saj nuk u konfirmua kurrë. Grilish ëndërron të luajë në mesfushën e Pep Guardiolës, së cilës do t’i shtohej një tjetër yll. Siti është favorit për të siguruar shërbimet edhe të kapitenit të kombëtares angleze Herri Kejn, të cilin shpresojnë ta transferojnë nga Totenhemi.

Klubi arkëtoi 45 milionë paund nga shitja e Leroi Sanesë te Bajerni sezonin e shkuar, të cilave u shtohen edhe 50 milionë paund të tjera nga shitjet e kësaj vere.

Akoma më shumë lojtarë të tjerë pritet të shiten, duke arkëtuar të tjerë miliona, të cilët do të jenë jetësorë për transferimin e dy lojtarëve kryesorë të merkatos së kësaj vere. Transferimi i Kejnit dhe Grilishit në “Etihad” është një operacion që mund ta kalojë shifrën e 250 milionë paundëve.

sit

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *