Situata del nga kontrolli në Kolumbi, 4 të vdekur dhe qindra të plagosur pas shembjes së tribunës në një garë me dema

Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një tribune gjatë një gare me dema në qendër të Kolumbisë, kanë raportuar mediat lokale.

Në disa pamje është parë momenti kur ka rënë tribuna prej druri me plot spektatorë në një stadium në komunën El Espinal.

Njerëzit janë parë duke ikur në panik.

Ky incident ka ndodhur gjatë një organizimi tradicional, në të cilin pjesëtarët e publikut inkurajohen të përfshihen në ring për të angazhuar demat.

Ka shqetësime se numri i viktimave do të rritet./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.