Situata e Covid-19/ Boris Johnson paralajmëron kufizime për Krishtlindje: Nuk mund të përjashtojmë asgjë, do të ishte tragjike…

Në një kohë kur një valë e re pandemish po përfshin kontinentin e vjetër, me disa qeveri që hartojnë një “plan B”, i cili përkthehet ose si një bllokim i pjesshëm ose si imponim i kufizimeve të veçanta për të pavaksinuarit.

Në veçanti, kryeministri britanik tha se nuk mund të përjashtonte një bllokim për Krishtlindje, deklaratë që rikthen në tryezë detyrimin e këstit të tretë  dhe rinovimin e vaksinimit.

” Do të ishte tragjike që ata të vaksinuar me të dyja dozat të vdisnin sepse nuk kishin të tretën, ” tha Johnson në një konferencë shtypi në Doëning Street.

“ Nuk mund të përjashtojmë asgjë ” , tha kryeministri britanik i pyetur për mundësinë e vendosjes së kufizimeve .

Deklaratat e Johnson vijnë pasi të dhënat epidemiologjike janë përkeqësuar ndjeshëm në Gjermani, Francë dhe Itali, me Holandën që vendosi gjithashtu një bllokim të pjesshëm dhe Austrinë një karantinë totale të të pavaksinuarve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *