Situata e COVID-19 në Brazil jashtë kontrollit, regjistrohen afro 4 mijë vdekje në ditë, autoritetet po mendojnë shtrëngim të masave

Situata e COVID-19 në Brazil është tejet problematike.

Sipas mediave të huaja, Brazili ka regjistruar brenda 24 orëve 3.650 viktima nga virusi, por ky numër pritet të shkojë në 4.000, më shumë se çdo shtet tjetër të botës.

Numri it ë vdekurve brenda një dite në Brazil, paraqet një të katërtën e vdekjeve ditore në botë. Mesatarja për një javë e vdekjeve nga virusi në vendin latin është 2.400 të vdekur.

Shumë ekspertë, kryetar komunash e guvernatorë, e pranojnë se mbyllja e plotë është bërë pothuajse e pashmangshme. Megjithatë, kufizimin e aktiviteteve, çdo ditë e më shumë po e kundërshton presidenti i këtij vendi, Jair Bolsorano.

E për shkak të qëndrimeve të tij të palëkundur, liderët lokalë përmes masave të kombinuara po tentojnë të parandalojnë rritjen e numrit të vdekurve.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Brazil gjatë të enjtes, për herë të parë ka tejkaluar shifrën prej 100.000. Vaksinimi në këtë vend po ecën me hapa shumë të ngadaltë, kjo për shkak të shtyrjes së porosite të vaksinave nga kompania AstraZeneca.

Vetëm dy për qind e popullatës në Brazil janë vaksinuar. Nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 12.4 milionë persona të infektuar me COVID-19 – derisa numri i të vdekur ka shkuar në mbi 307.000.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *