Situata e COVID-19 në Itali, 5.057 raste të reja, 15 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 5,057 raste të reja të Covid-19 nga 219,778 testime dhe 15 vdekje, sipas buletinit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë. Përqindja e pozitivitetit rritet në 2.3% dhe rriten edhe shtrimet në spitale në pavijone të zakonshme: 38 më shumë, ndërsa numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv mbetet i pandryshuar (158). Të shëruarit janë 1,484, ndërsa aktualisht rastet pozitive rriten me 3,558.

Që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, rastet e Covid-19 në Itali janë 4,302,393, vdekjet 127,920, ndërsa njerëzit e shëruar arrijnë në 4,119,607. Pozitivët aktualisht janë 54,866.

158 pacientë mbeten të shtruar në spital në kujdesin intensiv për Covid-19 në Itali, në ekuilibër midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 12 (e mërkura ishin 9). Të shtruarit me simptoma në repartet e zakonshme janë 1,234, 38 më shumë se një ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *