Situata e COVID-19 në Kosovë, 8 raste reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të martën se janë regjistruar tetë raste të reja të infektimit me COVID-19 pas testimit të 2,133 mostrave.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Sipas njoftimit të IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 korrik janë shëruar 32 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 108,.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,867 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *