Situata e Covid-19 në Kosovë, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

situata e covid 19 ne kosove asnje humbje jete ne 24 oret e fundit
situata e covid 19 ne kosove asnje humbje jete ne 24 oret e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ministria e shëndetësisë bën me dije se sot kanë rezultuar pozitivë 23 raste të reja.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

17 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.555 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.344 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.242.

Në total numri i rasteve aktive është 481.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts