Situata e COVID-19 në Kosovë, raportohen 15 raste të reja, asnjë vdekje në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 15 raste të reja të infektuara me këtë virus, 5 më shumë se dje. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
23 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.

Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.
Në total numri i rasteve aktive është 330.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.