Situata e Covid-19 në Kosovë, shënohen 2 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, njoftoi se në 24 orët e fundit 2 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Nga 1.153  teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 14 persona me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë  se sot janë shëruar 74 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333.

Në total numri i rasteve aktive është 1.095

Njoftimi:

1 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. Në total numri i rasteve aktive është 1.095

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *