Situata e Covid, Holanda ndalon fishekzjarrët natën e Vitit të Ri

Situata problematike me koronavirusin, ka shtyrë autoritetet holandeze të mos lejojnë përdorimin e fishekzjarreve në natën e ndërrimit të viteve.

Qeveria e mori këtë vendim, për të shmangur plagosjet e mundshme gjatë festimeve, praktikë kjo e ndjekur edhe vitin e kaluar çka solli një ulje të numrit të personave që kerkonin ndihmë ne spitale.

Vitin e kaluar, kur u ndaluan edhe fishekzjarrët, numri i të plagosurve nga raketat dhe fishekzjarrët që duhej të shkonin në spital ose të shkonin te mjeku ra me 70% krahasuar me vitin 2019.

Nevoja për të kursyer spitalet,  infermierët dhe policët tashmë të mbingarkuar, qeveria ka vendosur të ndalojë gjithashtu edhe shitjen e fishekzjarrëve për përdorim privat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.