Situata e rënduar e Covid, protesta masive kundër Presidentit në Brazil

10:30 30/05/2021

Brazili është përfshirë nga protestat, pasi qytetarët fajësojnë qeverinë për keqmenaxhim të situatës së pandemisë. Rrugët e vendit janë mbushur me protestues kundër Presidentit, Jair Bolsonaro.

Në kryeqytetin Brasilia, mijëra persona u mblodhën para Kongresit dhe bënë thirrje për largimin e Presidentit. Ata fajësuar Bolsonaron dhe për mungesën e sasive të mëdha të vaksinave për të imunizuar popullatën.

Por protestat nuk janë zhvilluar vetëm në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera. Kjo protestë ul edhe më shumë popullaritetin e Bolsonaro, i cili që në nisje të pandemisë është përballur me kritika të shumta nga qytetarët.

Brazili është një nga vendet më të prekura nga Covid në të gjithë botën. Sipas statistikave, Brazili numëron rreth 460 mijë viktima nga koronavirusi, duke u renditur pas SHBA.

Po ashtu dhe numri i infektimeve është shumë i lartë, pasi që nga nisja e pandemisë numërohen rreth 16 milionë të prekur.

Ndërkohë procesi i vaksinimit por ecën shumë ngadalë, pasi vetëm 10% e popullsisë është vaksinuar plotësisht kundër Covid./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *